Voton edhe Armend Agolli: Uroj që sidomos gjinia femërore të votojnë më shumë

Mitrovica

Voton edhe Armend Agolli: Uroj që sidomos gjinia femërore të votojnë më shumë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:15
Armend Agolli

Kandidati i LDK-së për komunën e Mitrovicës Armend Agolli, ka hedhur votën.

Ai ka votuar në shkollën “Migjeni”, në lagjen Ilirida (Tavnik) të Mitrovicës.

“Së pari uroj që të ketë sa më shumë votues, uroj që sidomos gjinia femërore të votojnë më shumë”, ka thënë Agolli.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në orën 12:00 kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë. Ndërsa, vazhdimisht po bëhet thirrje për të dalë në votime. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat