Komuna e Mitrovicës përkujdeset që rrugët në fshatrat e Bajgorës të jenë të lira edhe gjatë vikendeve

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës përkujdeset që rrugët në fshatrat e Bajgorës të jenë të lira edhe gjatë vikendeve

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Rrugët në Bajgorë

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, gjatë këtij vikendi ka inspektuar gjendjen e rrugëve në fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgorës, ku është përkujdesur që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore të bëjnë pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri, ka potencuar së mbrëmë deri në orët e vona dhe sot gjatë ditës është bërë pastrimi i rrugëve, në mënyrë që banorëve të Shalës t’ju sigurohet lëvizja dhe qarkullimi i lirë, përkundër që në vazhdimësi ka pasur reshje të borës.

“Qeverisja lokale është duke qëndruar pranë familjeve shaliane, duke u përkujdesur jo vetëm në pastrimin e rrugëve, por edhe t’ju dilet në ndihmë, në rastet kur është e nevojshme”, tha nënkryetari Tahiri.

Vlenë të theksohet se në orët e hershme të mëngjesit, për shkakë të reshjeve të dendura të borës ka pasur ca vështirësi për lëvizje të automjeteve por menjëherë pas intervenimit të kompanive të kontraktuara është bërë pastrimi i tyre dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat