Sadiku: Në veriun e Mitrovicës merren objekte me qira për të prodhuar kriptovaluta

Mitrovica

Sadiku: Në veriun e Mitrovicës merren objekte me qira për të prodhuar kriptovaluta

Më: 5 janar 2022 Në ora: 07:45
Skënder Sadiku

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka konfirmuar se në këtë komunë prodhohen kriptovalutat.

Sadiku theksoi se njerëz nga vende të ndryshme marrin edhe objekte me qira për të zhvilluar aktivitetin e prodhimit të monedhave elektronike.

Ai shtoi se si pasojë e kësaj, shumë lagje të kësaj komune kanë pasur telashe me rrymën.

“Po, ka. Ka edhe objekte që janë marrë me qira. Ka njerëz që jetojnë në X vende dhe kanë marrë me qira, i paguajnë ndonjë fukaraje një shumë të caktuar të parave. Në atë fukarallëk kanë përfituar”.

“Po flas për komunën e Mitrovicës së Veriut, ku jam zgjedhur me vullnetin e 1 mijë e 23 qytetarëve. E vetmja lagje e cila s’ka pasur probleme me rrymë ka qenë ‘Kodra e Minatorëve’, pasi janë pak banorë shqiptarë aty dhe nuk kanë mundësi financiare të pajisen me mjete për prodhimin e kriptovalutave. Kurse lagjet e tjera si Lagjja e Boshnjakëve dhe dy Krojet e Vitakut kanë pasur telashe me rrymë. Edhe tash kur po flasim në Lagjen e Boshnjakëve ka familje që kanë rrymë në vetëm një fazë”, ka deklaruar ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot gjatë ditës ka marrë vendim që të ndalohet aktiviteti i prodhimit të kriptovalutave për shkak të nevojës së kursimit të energjisë elektrike si pasojë e krizës energjetike që po mbizotëron në Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat