Osmani bën iftar në familjen në Mitrovicë, që ka katër djem të zhdukur gjatë luftës

Mitrovica

Osmani bën iftar në familjen në Mitrovicë, që ka katër djem të zhdukur gjatë luftës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:39
Vjosa Osmani sonte bëri iftar në Vinarc të Mitrovicës në familjen e Halil Hasanit

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin, sonte bëri iftar në Vinarc të Mitrovicës në familjen e Halil Hasanit që i ka katër djem të zhdukur gjatë luftës.

Osmani tha se si institucione janë angazhuar që të ofrojnë përkrahje për familjet e personave të zhdukur, duke thënë se “dhimbja e tyre është edhe e jona”.

“Në Vinarc të Mitrovicës, u mirëpritëm për iftar në familjen e Halil Hasanit, liria e së cilës ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës. Dhimbja e tyre është edhe e jona, ndaj sonte solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me ta sikurse edhe me mijëra familje të tjera në Kosovë dhe angazhohemi që si institucione të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar ajo në Kosovë.

Image
Vjosa Osmani sonte bëri iftar në Vinarc të Mitrovicës në familjen e Halil Hasanit

E para e shtetit po zhvillon një turne nëpër komunat e Kosovës, të cilin e nisi nga Gjilani dhe e vazhdoi në qytetin e saj të lindjes Mitrovicë, ku po takon kryetarët e komunave dhe qytetarët për të kuptuar nga afër problemet e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat