KCSF dhe USAID vazhdojnë dialogun me qytetarët në rajonin e Mitrovicës

Mitrovica

KCSF dhe USAID vazhdojnë dialogun me qytetarët në rajonin e Mitrovicës

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 19:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Misioni i USAID në Kosovë mbajtën sot takimin e radhës në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, dhedialogut mbarëkombëtarë me qytetarët në tetë rajonet e mëdha nëpër Kosovë. Takimi i sotëm u realizua nërajonin e Mitrovicës, i cili është rajoni i gjashtë më radhënë të cilat u mbajtën takime të tilla. 

Nën moton “Bashkë Angazhohemi”, në aktivitetin e sotëm, qytetarë, përfaqësues nga sektori privat, institucioneve publike dhe organizatat e shoqërisë civile nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj, u mblodhën në Muzeun e Qytetit për të diskutuar mbi mundësitë e angazhimit dhe veprimeve të përbashkëta me qëllim të ndërtimit të komuniteteve më të forta dhe mjedise më të mira jetese për qytetarët që jetojnë në këtë rajon.

Gjatë fjalës së tij hyrëse, z. Dren Puka, Drejtor i Hulumtimit, Avokimit dhe Ngritjes së Kapaciteteve në KCSF, tha se shoqëria civile nuk mund të mendohet assesi pa secilin e secilën që mendon për angazhim qytetar, dhe assesi vetëm organizatat e shoqërisë civile nuk duhet të shihen si të vetmet që e përbëjnë.

“Kryesisht për shkak të kohës dhe sistemit në të cilin jetojmë, fokusi kryesor është në kapital dhe për përfitime të shpejta e të drejtpërdrejta, dhe për pasojë kolektivja jo rrallë mbetet dytësore. Për zhvillim të qëndrueshëm na duhen nisma të përbashkëta, ku qytetari e qytetarja bashkëpunojnë dhe angazhohen së bashku dhe mbajnë institucionet publike përgjegjëse dhe llogaridhënëse për punën që bëjnë dhe obligimet që kanë”, tha Puka. 

Programi për Angazhim Qytetar është një partneritet në mes të KCSF-së dhe USAID-it në Kosovë, me qëllim që t'i japë shoqërisë civile një kuptim më të plotë dhe t'i transformojë komunitetet në komunitete ku përkatësia është mundësi dhe jo barrierë.

Gjatë ngjarjes lansuese të Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Mitrovicës, patëm rastin të komunikojmë me publikun dhe të angazhohemi në një dialog rreth tri fushave kryesore tematike të programit: Angazhimi i komunitetit, Besimi ndërshoqëror, si dhe zgjerimi dhe mobilizimi i burimeve. Nëpërmjet tre diskutimeve paralele jo formale, diskutuam me qytetarë, organizata vendore të shoqërisë civile, biznese, institucione qeveritare dhe media, se si t'u ofrojmë mundësi pjesëmarrësve të reflektojnë se si Programi për Angazhim Qytetar mund të jetë i dobishëm për ta.

Rreth Programit për Angazhim Qytetar

Programit për Angazhim Qytetar është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga KCSF në partneritet me USAID-in në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij partneriteti është të nxisë një kulturë aktivizimi që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe kuptimplotë. Nëpërmjet punës së tij, ky program do të sjellë një numër të madh veprimesh të bazuara në tre shtylla thelbësore: angazhimi i komunitetit, besimi ndërshoqëror dhe zgjerimi e mobilizimi i burimeve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat