Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike

Mitrovicë

Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike

Më: 25 prill 2025 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka nisur veprimet për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e rendit urban dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.

Autoritetet lokale kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe kanë shprehur mirënjohjen për mirëkuptimin dhe mbështetjen që qytetarët kanë treguar deri më tani.

Sipas Inspektoratit, përkrahja e banorëve është thelbësore për arritjen e rezultateve afatgjata dhe për suksesin e nismave që kanë për qëllim zhvillimin urban të qëndrueshëm.

“Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa të gjithë shfrytëzuesit e këtyre hapësirave ftohen që të respektojnë rregulloret në fuqi dhe të paraqiten me kohë pranë Drejtorisë për Urbanizëm, për të siguruar lejet përkatëse për shfrytëzim”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat