Komuna e Mitrovicës Veriore dhe KRU “Mitrovica” nënshkruajnë kontratë për vendosjen dhe regjistrimin e ujëmatësve

Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës Veriore dhe KRU “Mitrovica” nënshkruajnë kontratë për vendosjen dhe regjistrimin e ujëmatësve

Më: 30 maj 2025 Në ora: 19:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq kanë nënshkruar kontratën për konsumatore.

Në këtë komtratë përfshihet vendosja dhe regjistrimi i ujëmatesit e që njekohësisht nënkupton edhe faturimin dhe inkasimin e ujit të shpënzuar në objektin komunal.

“Ky është një hap i parë simbolik, por shumë domethënës – një model që do të pasohet me lidhjen e kontratave me të gjitha institucionet publike, bizneset dhe qytetarët e kësaj komune”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se bashkëpunimi institucional është kyç për një shërbim të qëndrueshëm dhe me cilësi për të gjithë.

“KRU ‘Mitrovica’ mbetet e përkushtuar që çdo konsumator të trajtohet me përgjegjësi dhe barazi – nga institucioni i parë, e deri te konsumatori i fundit”, thuhet tutje në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat