Dëmtohet gypi kryesor, Kqiqi dhe një pjesë e Shupkofcit e Frashërit mbesin pa ujë

Mitrovica

Dëmtohet gypi kryesor, Kqiqi dhe një pjesë e Shupkofcit e Frashërit mbesin pa ujë

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Fshati Kqiq, një pjesë e Shupkofcit dhe Lagjes te Stacioni i Vjetër në Frashër kanë mbetur pa ujë për shkak të dëmtimit të gypit kryesor të ujit.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë të ditur se punimet për sanimin e defektit do të nisin nesër.

“Njoftojmë banorët e fshatit Kqiq, një pjese të Shupkofcit dhe Lagjes te Stacioni i Vjetër në Frashër se, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor të ujit (Ø280 mm), është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Punimet për sanimin e defektit fillojnë nesër, dhe do të bëhen përpjekje që riparimi të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat