Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime të konsiderueshme në rajonin e Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me barkë shpëtimi ka evakuuar një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë.
Në njoftim thuhet se Policisë ka realizuar evakuimin e sigurt të një familjeje katër anëtarëshe, e cila ishte e rrezikuar dhe e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë jug.
Ja videoja: