Intervenime në rrjetin e ujësjellësit, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Mitrovicë

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Më: 14 maj 2026 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e saj do të realizojnë punime dhe intervenime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione në Mitrovicë dhe rrethinë.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, punimet do të zhvillohen në rrugët: “Safet Boletini”, “Shaban Idrizi”, “Shaqir Avdiu”, “Çamëria” dhe “Martirët e Studimes”, si dhe në fshatrat Zhabarë dhe Shupkofc.

Kompania ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, si dhe luhatje të presionit në këto zona.

KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat