Ferati, Bahtirit: Si gjaja, politikanët serbë pijnë kafe në Prishtinë, ju fotografohuni te Ujmani - Bota Sot
Ferati, Bahtirit: Si gjaja, politikanët serbë pijnë kafe në Prishtinë, ju fotografohuni te Ujmani

Mitrovica

E hënë, 22 tetor 2018

Ferati, Bahtirit: Si gjaja, politikanët serbë pijnë kafe në Prishtinë, ju fotografohuni te Ujmani

Nga: A.Zh Më: 8 tetor 2018 Në ora: 09:19
Agim Bahtiri te Liqeni i Ujmanit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, gjatë ditës së djeshme ka vizituar Liqenin e Ujmanit.

Nga atje, ai ka ironizuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se ishte qesharake vizita e tij në Ujman, për shkak të pranisë së policisë.

"Liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm. Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend", ka shkruar ai në Facebook.

E duke komentuar këtë vizitë të Bahtirit, ish-kandidati i Lëvzijes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës Fehmi Ferati, ka thënë se politikanët shqiptarë e konsiderojnë sukses fotografimin në territorin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ndërsa sipas tij, politikanët serbë “pijnë kafe” e solloraten në Prishtinë.

Reagimi i Feratit:

Politikanët serb sorollaten nëpër Kosovë e pijnë kafe në Prishtinë ndersa politikanet shyptarë e konsiderojnë sukses mu fotografu te Ujmani! Në territor të Kosovës!
#sigjâja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test