Policia jep detaje për tentim vrasjen në Mitrovicë - Bota Sot
Policia jep detaje për tentim vrasjen në Mitrovicë

Mitrovica

E shtunë, 17 nëntor 2018

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Mitrovicë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia e Mitrovicës ka bërë të ditur se personat e dyshuar për plagosjen e 26 vjeçarit mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, janë të njohur për Policinë

Ashtu siç meda ka raportuar rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”, kurse në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një zinxhir dore dhe çelësat e veturës së viktimës i cili pas tretmanit fillestar në emergjencë në Mitrovicë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Mbrëmë Policia e Kosovës në Mitrovicë ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lah Nimani’ gjendet një person i plagosur nga arma e zjarrit.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test