Nis sanimi i tunelit, mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër - Bota Sot
Nis sanimi i tunelit, mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër

Mitrovica

E shtunë, 17 nëntor 2018

Nis sanimi i tunelit, mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Qabër

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:26
Ilustrim

Për shkak të fillimit të punimeve për sanimin e tunelit që nga dita e hënë, nga ora 08:00, në segmentin rrugor Mitrovicë-Qabër, do të bëhet ndalje tërësore e qarkullimit të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se qytetarët të cilët shfrytëzojnë këtë segment rrugor, gjatë periudhës së punimeve, do të mund të përdorin këto rrugë alternative:

“Për mjetet nën 3.5 t, do të përdoren rrugët alternative përmes qytetit të Mitrovicës. Për ato mjete të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, do të devijohen tek ura e gjakut te kyçja nga rruga N2, e  të cilat duhet të vazhdojnë përmes qytetit, nëpërmjet rrugës “Mbretëresha Teutë” deri te rrethrrotullimi i dytë, prej nga do të marrin kahjen e djathtë dhe do të vazhdojnë nëpërmjet rrugës “Shemsi Ahmeti” deri tek udhëkryqi i cili lidhet me rrugën Nacionale N22.3 në N2 në drejtim të Prishtinës. Poashtu për mjetet të cilat vijnë nga Prishtina në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, do të shfrytëzohet e njëjta rrugë alternative. Për mjetet e rënda mbi 3.5 ton, të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, përmes rrugës Nacionale N2 dhe të cilat kanë destinacion Prishtinën ose Pejën, duhet të devijohen në udhëkryqin në Zhabar dhe të marrin drejtimin përmes rrugës Regjionale R101 Mitrovicë-Klinë e Epërme-Runik, pastaj të kyçen në rrugën Regjionale R102 Klinë e Epërme-Skenderaj-Komoran, për t’u lidhur më pastaj me rrugën Nacionale N9 në drejtim të Prishtinës, eventualisht për Pejë”, thuhet në njoftimin e MI-së, e cila ka lutur qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë, deri në njoftimin e radhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test