Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Ndryshe

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:39
Flamengot

Pos që janë të njohur për ngjyrën e trëndafiltë të puplave të tyre, flamengot janë të njohur edhe për atë që pothuajse gjithmonë qëndrojnë në njërën këmbë

Disa shkencëtarë theksojë që në atë mënyrë ruajnë ngrohtësinë e trupit – me njërën këmbë në ujë humbin shumë më pak ngrohtësi trupore, sesa kur do të qëndronin me të dyja këmbët në ujë.

Mirëpo, shkencëtarët Lena Ting dhe Jang-Hui Chang duke studiuar dhjetëra flamengo, kanë zbuluar një shpjegim shumë më të besueshëm.

Këta zogj fare nuk janë të detyruar të përdorin muskujt për të qëndruar në një ekstremitet – vetëm që, në njëfarë mënyre, “mbyllen” dhe qëndrojnë.

Mirëpo, kur qëndrojnë në të dy këmbët, te flamengot mund të shihet aktiviteti muskulor, gjë që do të thotë që flamengot në të vërtetë më lehtë qëndrojnë në vetëm njërën këmbë.

Kështu që përgjigjja pyetjes përse flamengot qëndrojnë në njërën këmbë është shumë më logjike – për shkak që e kanë më të lehtë qëndrimin.

Shkencëtarët këtë gjendje e kanë quajtur mekanizëm pasiv të gravitetit të qëndrimit.

Flamengot janë zogj të mëdhenj që mund të udhëtojnë deri në 700 km në më pak se 24 orë. Ata jetojnë në pjesë të ndryshme të botës dhe në disa raste mund të hasësh një turmë të madhe të kopeve me ngjyra delikate që shkojnë nga trëndafil i zbehtë në të kuqe të ndritshme.

Ato kanë këmbë të gjata, qafë të lakuar dhe sqep të veçantë. Por, mbi të gjitha pendët e tyre. Edhe nëse janë gri, ato bëhen rozë si dhe duke bërë atë që ata duan më së shumti; të hanë karkaleca.

Ata preferojnë kryesisht plazhet me rërë dhe kënetat e kripura.

Flamengot, me elegancën e tyre të mprehtë dhe pendët e tyre me ngjyra delikate, kanë frymëzuar edhe botën e modës dhe dizajnit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat