Peshqit e artë kanë kujtesë të mirë

Ndryshe

Peshqit e artë kanë kujtesë të mirë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 08:32
Peshqit e artë kanë kujtesë të mirë

Një studim i ri hedh poshtë idenë e vjetër se peshqit e artë kanë pak, ose aspak kujtesë.

Më parë mendohej se peshqit e artë që zbukurojnë akuarimet e shumë shtëpive, hoteleve apo lokaleve kanë një hapësirën kujtese prej vetëm tre sekondash.

Por shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë vërtetuar se peshqit e artë kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimit.

Image
Peshqit e artë kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimit

Për studimin e tyre studiuesit stërvitën nëntë peshq që të përshkonin një distancë të caktuar duke i shpërblyer ata në fund.

Image
Studiuesit duke stërvitur peshqit që të përshkonin një distancë të caktuar

Shkencëtarët zbuluar se peshqit e artë mund të kujtojë gjëra që u kanë ndodhur deri në pesë muaj më parë. Kurse lloje të tjera peshqish, si krapi, kanë një hapësirë ​​edhe më të gjatë memorie. Në eksperiment ata shmangën për tre vjet një lloj karremi, sepse një nga peshqit kishte rënë pre e tij./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat