Femra e re ndërmjet dy zjarreve, foshnjën apo vëllanë?

Ndryshe

Femra e re ndërmjet dy zjarreve, foshnjën apo vëllanë?

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:19
Yang Li dhe Yang Jun

Një grua e re nga Kina u vendos përballë zgjedhjes së vështirë për të shpëtuar të birin ose jetën e vëllait të saj 29- vjeçar.

Yang Li, 24- vjeç, nga Hangzhou në Kinë, ishte 12 javëshe shtatzënë, kur vendosi të sakrifikonte jetën e foshnjës së saj për të vëllain, Yang Jun, për një transplant kocke. Yun vuante nga limfoma dhe ishte diagnostifikuar që në shtator në vitin 2015.

Doktorët i thanë se shansi i vetëm për të mbijetuar ishte një transplant, ku personi që përputhej për transplantim ishte motra e tij. Fatkeqësisht për 24- vjeçaren, pas diskutimit me ekspertët për transplantin, ata e paralajmëruan se ai do kishte efekt negativ mbi foshnjen e saj të palindur.

Ajo duhet të bënte zgjedhjen midis fëmijës ose vëllait të saj. Më mbështetjen e burrit dhe vjehrrit, Li, mori vendimin e rëndësishëm për të shpëtuar vëllanë e saj. Ajo abortoi në spitalin e Hangzhou. Doktorët do e nisën transplantin sapo trupi i Lisë të jetë gati.

Megjithatë, opinionet e shumë njerëzve në shumë media, kanë qenë të ndara, disa duke i dhënë zemër për vendimin e saj e të tjerë duke e kritikuar. Shumica komentonin se ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat