“Muzeu” i produkteve të pashitura

Ndryshe

“Muzeu” i produkteve të pashitura

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Çdo ditë, mijëra produkte mbërrijnë në vitrinat e supermarketit, të gatshëm për të na joshur… Psikologët e njohin me termin “Spektakli i mallit”. Por jo të gjitha produktet që prodhohen në mbarë botën arrijnë të shiten.

Shumë produkte nuk e kalojnë as provën e raftit dhe shumë shpejt dalin nga tregu. Kësisoj nuk prodhohen më duke u klasifikuar si “të pashitura” dhe në mënyrë të pashmangshme të destinuara për të “vdekur”. Por këtu ka një përjashtim të vogël. Një mostër (një e vetme), e çdo produkti të prodhuar në mbarë botën por që nuk është shitur dërgohet në SHBA, tek NewProductWorks (NPW).

I vendosur në një park industrial në Ann Arbor, Miçigan (SHBA), dhe i dizajnuar si një supermarket i vërtetë, NPW është gama më e plotë në botë e produkteve të dështuara. Janë më shumë se 140,000 produkte kryesisht produkte të prodhuara për të na ndihmuar në jetën tonë të përditshme. Parada e produkteve është një pasqyrë e vërtetë e psiqikës së konsumatorit ndaj tregut. Në raftet e këtij “muzeu” gjen nga shampo për flokët, vaj, antivirale, facoleta, ushqime të paketuara, e deri te produktet e higjienës personale.

Por ky muze nuk ka si qëllim vetëm të reklamojë dështimet e këtyre produkteve. Ato 140,000 artikuj mund dhe të frymëzojnë një histori suksesi, sepse sheh shumë paketime inteligjente. Mbledhja e artikujve nga e gjithë bota, nga supermarketi NewProductWorks është gjithashtu një nga koleksionet më të pabesueshme të dizajnit industrial të parë ndonjëherë.

NPW është në fakt një kompani hulumtuese e tregut e krijuar që në vitet ’30 dhe është e specializuar në lançimet e produkteve. Raftet përmbajnë gjithçka nga karamele; në xhel për flokët dhe kavanoza me gjalpë, reçel etj. Për ekspertët ky supermarket duhet të vizitohet nga përgjegjës për marketingun të kompanive të ndryshme për të mësuar nga gabimet e konkurrentëve të tyre. Prej vitesh organizohen pelegrinazhe në grupe të vogla nga menaxherë marketingu që vijnë aty për të mbledhur ide, duke përfshirë paketimin modern dhe mjaft inteligjent të shumë produkteve që datojnë që në vitet ’70.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat