E djathta në Shqipëri ende nuk është formatuar, ndonse i tillë mund të vetëshpallet cdo subjekt politik dhe sot operojnë si të tilla disa subjekte politike dhe sërish nuk kemi një format të plotë politik me aspektet themelore të së djathtës, apo të ketë akses në ndryshimet e nevojshme që bëjnë të mundur realizimin e të drejtave të qytetarëve, deri më tani të diskreminuar.
Kemi një klasë të përmbysur me dhunë nga diktatura të përsekutuar, diskreminuar, shpronësuar ku janë pronarët, kulakët, madje kemi edhe raksionarët e regjimit komunist, apo rondomtë armiq e klasës dhe për këtë qëndresë kemi dhe pasoja me 143 mijë vite burg, 23 mijë të burgosur mijëra të vrarë, gra dhe burra, madje dhe fëmijë të vdekur në interrnim dhe plotë 6200 varre të humbura të të ekzekutuarve nga diktatura tinzash dhe në fshehtësi.
Mbi këtë tablo rrinë xhelatët, sot rojtarë të pushtetit dhe për 25 vite kanë ngritur demokracinë e rreme duke mbushur opinionin me dogma e me fjalë të vjedhura sa andej këndej për të drejtat, liritë dhe integrimin, madje kanë shpikur dhe një fjalë reforma që janë vetë mashtrimi, pasi në emër të tyre ata vjedhin pasurohen dhe varfërojnë popullin.
Këta xhelatë kanë shtetin dhe cuditërisht gjenden në të dy partitë e mëdha sa tani kanë ndërtuar piramidën e pushtetit dhe e kanë ndarë në dy palë apo dy fise (po ti konsiderojmë kështu) që kur vijnë në pushtet u tyrren palëve për t’ju hequr të drejtën e puëns dhe ua kaluar palës tjetër e në këtë rrukullisëm primitive, politika e vjetër vazhdon të përpi dhe përligj të drejtat e shqiptarëve.
Piramida e pushtetit të rremë ka në boshtin e saj paligjshmërin, krimin, trafikun e qenjeve njerëzore, menaxhimin e parave të pista, mbajtjen në këmbë e mediave të bazë pushtetin dhe mbi të gjitha parimin e blerjes së pushtetit dhe të gjitha këto rrinë mbi një drejtësi të rreme, që prodhonë paligjshmëri dhe garancinë e saj.
Partia e parë opozitare, PD erdhi si e djathtë dhe rreth saj u bashkuan të përndjekurit pronarët, ballistë dhe legalistë, madje dhe shoqatat e pronarëve dhe një pjesë e sindikalizmit, por pas pak vitesh partia e parë opozitare u shëndërru në një parti elektorale dhe gama e përfshirjes u bë e gjerë sa thelbi i se djathtës mbeti brenda saj i papërfillshëm ose i harruar.
Dy paritë e ballit, legalistët, disa parti me bazë të të përndjekurit, shoqatat e pronarëve për gjatë këtyre 25 vitesh kanë krijuar hendek të thellë mes PD dhe dimensionit politik të partive realisht të djathta, madje edhe me traditë, për faktin se disa ceshtje mbetun pezull dhe të pa zgjidhura, si trasparenca me të shkuarën, integrimin e të përndjekurve dhe përqasja e tyre në politikëbërje, ceshtaj e pronave dhe qëndrimi i unisuar me partitë e majta për ligjin 7501.
Dasitë janë të vetëkuptueshme, sepse mungesa e trasparencës, bëri që PD të mbart një numër të madh të sipiunëve të sigurimit të shtetit në drejtimet zonale madje dhe në poste kryesore sa gjenden dhe sot, mdje edhe në parlament sa shumë herë është aluduar se në këtë parti aderojnë të paknaqurit e diktaturës, sipiunët apo shpesh herë dhe një klan i bllokut të diktatorit.
Për 25 vite të konsideruarit aleat të PD-së, partitë e djathta kanë ardhur gjithmonë duke u rrudhur për faktin se komisionerët e PD-së ju vjedhin votat për ti bërë të kushtëzuar në kualicion, fal marrveshjes që kanë më PS-në për Kodin Zgjedhor që partitë politike nuk mund të dalin në zgjedhje vetëm pa marrë 3000 vota, apo për të garantuar rrotacionin vetëm mes palëve.
Kjo manovër politike, i starton partitë në garën elektorale në antikushtetutshmëri të plotë dhe partitë e mëdha flasin për demokraci, kur në të vertetë garantojnë vazhdimësin e diktaturës komuniste dhe një trazicion pa fund sa ka tendenca për të na e paraqitur një një regjim i miksuar me element demokratik.
Të vjenë për të të të përzihet ku djali i sekretarit të parties është deputet në emër të të djathtës, kur bozhurja, cicëron në emër të të përndjekurve sepse e djathta nuk është përzirje mëkatarësh në një forum politik, por një mundësi që nisë në bazë të meritokracisë, barazisë në treg, prona tek i zoti, trinomi i përligjur tashmë në emër të së djathtës.
E majta në tërësi, i ka trajtuar pjesën e së djathtës si një palë që duhen lënë të varfër të përjashtuar, të pa integruar madje dhe të mashtruar sa së fundimi hartuan një ligji pa lustracioni për spiunët e sigurimit të shtetit dhe po e zavrrisin nga njëra anë dhe nga ana tjetër po zhdukin dosjet e spiunve për të bërë një trasparencë ireale apo të rreme.
Po e djathta, c’farë po bënë?
Dy janë alternativat; e pra të gjithë partitë e djathta të formatojnë kualicionin e së djathtës reale dhe të jenë një bllok politik i pa ndarë deri sa të faktorizohen në politikë dhe ligjëbërje me pjesëmarrje në parlament dhe e dyta; PD të hartojë një platformën e së të djathtës duke e finalizuar me një kontratë paraelektorale me të gjitha subjektet politike dhe grupet e interesit që janë dhe faktori i unifikimit të së djathtës.
Realisht mundësitë janë të mëdha sepse PD lindi si parti vlerash dhe brenda saj ka njerëz me integritet, familje të mëdha dhe bashkë me paketën për dekriminalizimin dhe një trasparencë me të shkuarën me një lustracion real, mundet të kurojë vetën dhe në tërësi të gjithë partitë e djathta dhe politikën në vend, por më parë duhte të shprehet publikisht për pronat, si abrogimin e ligjit famkeq 7501, heqja e barrjerave dhe kufizimit të pronësisë për pronarët dhe hapja e dosjeve të spiunëve duke u shoqëruar me lustracion.
Të gjithë partitë e djathta lindën pas PD-së sepse palët, grupet e interesit nuk gjetën vetëveten, por janë të gjitha mundësitë për të kornizuar një dimesion të gjerë aleance, madje në larmi të gjerë dhe tek ata parti që për gjysëm shekulli, ndonse kanë qenë të spektrit të majtë por që në programet e tyre kanë larmi për një shoqëri shqiptare të përfaqësuar për përmisimin e jetëve të qytetarëve shqiptar.
Nuk mund të sillesh edhe i majt edhe i djathtë njëherazi sic edhe po bënë vetë e majta sot, apo e djathta dje, duhet me do e mos që klasa politike të shkëputet nga e shkuar, mediokriteti, injoranca dhe të udhehiqet nga vlerat dhe meritokracie që vetë individi e posendon atë në mënyrë natyrore.
Koha që politika të ndryshoj, para se ta përmbysin sepse deri më sot ka notuar në të shkuar dhe me elementët e saj, sepse sot politika është faktorizuar në dorë të disa njerëzve duke kontrolluar mediat, zhdukur sindikalizmin, blerë shqoqërinë civile dhe kontrolluar gjithcka të lirë që duhet të jetë e qytetarëve dhe e paprekur.
Në një kënd tjetër politika po lëvizën përtej ngjyrave dhe dasive madje për të parën herë janë bërë bashkë 46 në mbrojtje të një nga liritë më dhemelore të qytetarve shqiptarë sic është e drejta për të votuar, garandimi i përfaqësimit të votës, barazia politike e forcave politike në garë dhe financim sipas meritës duke bërë të mundur ndryshimin e kodit zgjedhor që është konsideruar jo vetëm kushtetuta e zezë, por garancia e vazhdimësisë së trazicionit në Shqipëri.
Një opozitë e fortë sot është mundësia më e mirë për ti dalë zot qytetarëve shqiptar dhe garanci nesër për një qeverisje më të mirë, por më parë opozita duhet të harojë platformën e unifikuar të opozitarizmit duke e shoqëruar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.