814 pacientë morën trajtim emergjent gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës - Bota Sot
814 pacientë morën trajtim emergjent gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës

Peja

814 pacientë morën trajtim emergjent gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës

Më: 6 janar 2020 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

814 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që kaloi, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 64 nga ta janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

16 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 12 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 16 foshnja dhe sa i përket gjinisë 9 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 452 pacientë që në total janë bërë 4.841 analiza.
12 operacione janë kryer gjatë vikendit të shkuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat