‘Let’s Do It’ kundër idesë që t’i ndryshohet emri ‘Shkollës së Gjelbër’ - Bota Sot
‘Let’s Do It’ kundër idesë që t’i ndryshohet emri ‘Shkollës së Gjelbër’

Prishtina

‘Let’s Do It’ kundër idesë që t’i ndryshohet emri ‘Shkollës së Gjelbër’

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:25
‘Shkolla e Gjelbër’

Organizata ‘Let’s Do It’ ka kundërshtuar idenë për ndryshimin e emrit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët ‘Shkolla e Gjelbër’ në Prishtinë.

Ky propozim është bërë nga disa asamblistë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës të mbajtur më 05.02.2019.

“Emërtimi i kësaj shkolle është bërë për shkak të karakteristikave që posedon shkolla. Andaj, ‘Let’s Do It’ vlerëson se e njëjta do të duhej të merrej model nga shkollat tjera, e jo të vetmes t’i ndryshohet emri”.

“Shkolla e Gjelbër” është e vetmja që karakterizohet me shumë aktivitete me qëllim të ruajtjes së mjedisit, përdorimit të sistemeve të ndryshme, me qëllim të reduktimit të konsumit të energjisë dhe rritjes së energjisë së prodhuar”.

“Tutje, ‘Let’s Do It’ kërkon sa më shumë përkrahje për projekte të tilla, siç është ky i ‘Shkollës së Gjelbër’, në mënyrë që të rritet vetëdija e fëmijëve për ruajtjen e mjedisit dhe shtjellimit të ideve kreative në fushën e mjedisit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...