Përfundon ngjyrosja e NEWBORN-it. Kështu duket sivjet - Bota Sot
Përfundon ngjyrosja e NEWBORN-it. Kështu duket sivjet

Prishtina

Përfundon ngjyrosja e NEWBORN-it. Kështu duket sivjet

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:33
NEWBORN

Për 11 vjet me radhë, monumenti NEWBORN-it, ka përçuar mesazhe të ndryshme përmes dizajnëve dhe ngjyrave.

Në këtë përvjetorë, artistë të shumtë kanë zgjedhur që simbolika të jetë ambienti.

Ideatori dhe realizatori i Newborn-it, deputeti i PSD- së, Fisnik Ismaili ka shpjeguar kuptimin e secilës shkronjë.

Deputeti Ismaili deklaroi se pasi që Prishtina shumë shpesh e zë vendin e parë për ndotje të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi, atëherë për këtë vit kjo dukje e New Born- it ka për qëllim edhe vetëdijesimin në mbrojtje të ambientit.

Artistët vullnetarë të Mural Fest, po e kryejnë punën më të madhe, ndërsa qytetarët thanë se kjo është një ide e qëlluar.

Ndër vite, monumenti, NEWBORN, ka marrë forma të ndryshme, për t’i dhënë kësisoj një pamje të freskët Prishtinës.

Monument u zbulua në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Ismaili para pak çastesh ka bërë të ditur se tashmë ngjyrosja ka përfunduar dhe NEWBORN-i duket kështu:

NEWBORN 11 making of…

N – nature/natyrë
E – energy/energji
W – water/ujë
B – bio/jetë
O – oxygen/oksigjen
R – recycle/reciklim
N – nature/natyrë

Ruaje tënden.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...