Familjarët protestojnë te rruga B, në vendin ku u goditën për vdekje dy femra

Prishtina

Familjarët protestojnë te rruga B, në vendin ku u goditën për vdekje dy femra

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:50
Protesta

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënim prej 3 vjet e gjysmë burg për të 20-vjeçarin që me 22 tetor goditi për vdekje dy vajza të reja.

30-vjeçarja, me inicialet L.A., ndërroi jetë menjëherë si pasojë e mos-përballimit të plagëve të marra nga goditja e veturës. Kurse 23-vjeçarja tjetër, F.R., ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Tek vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë që u mori jetën dy vajzave, sot po mbahet protestë.

Kjo protestë po mbahet në shenjë kundërshtimi me vendimin e gjykatës që të dyshuarin e dënoi me vetëm 3 vjet e gjysmë burg.

Siç shihet në këto pamje, familjarët e viktimave dhe disa qytetarë tjerë po protestojnë në vendin ku ndodhi aksidenti.

Ndryshe, familjarët e viktimës L.A kanë thënë për mediat vendore se vendimi i gjykatës është skandaloz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat