Ylli Rugova: Prishtina është përzgjedhur si nikoqire e Manifesta për vitin 2022

Prishtina

Ylli Rugova: Prishtina është përzgjedhur si nikoqire e Manifesta për vitin 2022

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:41
Ylli Rugova

Ylli Rugova ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën, i cili ka njoftuar se Prishtina është përzgjedhur si nikoqire e Manifesta për vitin 2022.

“Ky është lajmi më i madh për kulturën dhe imazhin e Kosovën në rrafshin ndërkombëtar”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Postimi i Rugovës në Facebook:

Prishtina është përzgjedhur si nikoqire e Manifesta për vitin 2022. Ka mbetur të nënshkruhet protokoli në fillim të muajit maj mes Manifestës si organizatë dhe Komunës së Prishtinës për t'u formalizuar si përzgjedhje.

Ky është lajmi më i madh për kulturën dhe imazhin e Kosovën në rrafshin ndërkombëtar. Që do të mundësojë mbi 200 mijë vizitorë në kryeqytet dhe mbi dhjetëra miliona përfitime direkte dhe indirekte. Manifesta do të mundësojë që artistët tanë të përforcojnë edhe më tutje suksesin ndërkombëtar.

Kjo punë vjen si rezultat i një bashkëpunimi të madh mes akterëve kulturor, komunitetit kulturor dhe institucioneve.

#mepunëpërprishtinën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat