Një veturë e Policisë ka qëndruar me orë të tëra në një udhëkryq në rrugën “Agim Ramadani”. Por zyrtarët policorë nuk janë parë askund.
Zakonisht në këtë rrugë shihen shpesh veturat e ndalura të Policisë për të rregulluar mbarëvajtjjen në trafik por shihen edhe policët.
Por sipas fotografive që posedon media ata nuk janë parë as në veturë e as në afërsi të veturës.