Kjo lagje e Prishtinës është në hall me hajnat, banorët paralajmërojnë për veprimet

Prishtina

Kjo lagje e Prishtinës është në hall me hajnat, banorët paralajmërojnë për veprimet

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 21:15
ilustrim

Banorët e lagjes ‘Sofali’ në Prishtinë janë më hall nga hajnat, pasi që po përballen me vjedhje ë shumta sidomos shtëpitë e mërgimtarëve.

Ata kanë treguar se po përballën me vjedhje dhe se nuk janë të lirë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi që detyrohen të bëjnë roje gjatë natës.

Banorët pretendojnë se hajdutët janë të rinjë në moshë dhe se banorët do të marrin vetë masa për sigurin e tyre.

‘Ma përpara janë kanë shumë profesionalist, kanë vjedh edhe me njerëz në shtëpi, para 4-5 vite mu personalisht më kanë hy në shtëpi, vëllait 2 herë personalisht ai u kanë në shpi, e tash do adoleshent që po i këqyrin shtëpitë që janë pa njerëz dhe nëse nuk përgjigjet pushteti lokal ne do ta marrim kontrollën vetë’, ka thënë një banor.

Ndërkaq policia ka njoftuar gjatë muajit maj kanë ndodhur 8 raste të vjedhjeve të rënda 2 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat