Mbahet manifestimi "Takime Korale të shkollave fillore të Prishtinës” - Bota Sot
Mbahet manifestimi "Takime Korale të shkollave fillore të Prishtinës”

Prishtina

Mbahet manifestimi "Takime Korale të shkollave fillore të Prishtinës”

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 12:45
Foto

Për nder të 11 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë organizuar manifestimin "Takime Korale të shkollave fillore të Prishtinës".

Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Drita Rudi tha se që nga pas lufta për herë të tretë po mbahet ky takim.

Ajo tha se sistemi arsimor aktual nuk i ka të përfshira orët e këndimit korale.

Duke vlerësuar lart kontributin e arsimtarëve të muzikës për këtë manifestime, të cilat kontribuojnë në rritjen e dashurisë së fëmijëve për muzikën, Rudi tha se këto takime shpreson të bëhen tradicionale siç ka qenë traditë më herët.

Pjesëmarrës ishin shkolla fillore "Meto Bajraktari", "Faik Konica" "Iliria", Naim Frasheri".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...