Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme

Prishtina

Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:14
Foto iliustrim

Komuna e Prishtinës njoftoi se për 5 ditë rresht gjatë javës së ardhshme do të ndërmarrë aksion të grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme.

Në 5 zona të ndryshme të qytetit do të grumbullohen mbeturina si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Komuna thotë se bashkëpunimi me qytetarë është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij aksioni.

Ata kanë lutur qytetarët që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre.

Aksioni do të nis të hënën më 17 qershor në Mati 1, Matiqan, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Aktash, Muhaxherëve, Velania dhe Vellusha.

Të martën në Medrese, Gjinaj, Taslixhe, Bledi, Qamëria, Taukbashqe dhe Sofali.

Të mërkurën në Kalabri, Qendër, Dardani, Lakrishte, Ulpianë, Hajvali dhe Veternik.

Të enjten në Kodër të Trimave.

Ndërsa të premten në Arbëri, Tophane dhe Lagja Përroi i Njelmët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat