Nis ndërtimi i qendrës sportive për klubin FC Prishtina - Bota Sot
Nis ndërtimi i qendrës sportive për klubin FC Prishtina

Prishtina

Nis ndërtimi i qendrës sportive për klubin FC Prishtina

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:49
Nis ndërtimi i qendrës sportive për klubin FC Prishtina

Ka nisur ndërtimi i qendrës sportive, në të cilën FC Prishtina do të zhvendosen disa vjet më vonë, pasi të përfundojë projekti.

Përurimi i fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Shkabaj u bë sot. Në ceremoninë e prerjes së shiritit u theksua rëndësia e sportit në Kosovë, si një prej faktorëve kryesor për popullarizimin e vendit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se një projekt i tillë i ka munguar Prishtinës.

Haradinaj: Këso qendra sportive i kanë munguar Kosovës

“Unë nuk kam fjalë tjera përveç urime, sikur çdo qytetar i vendit edhe unë i gëzohem këtij momenti të nisjes së kësaj infrastrukture të avancuar në radhë të parë për futbollin por edhe për sporte të tjera se i ka munguar kryeqytetit, i ka munguar Kosovës”, tha Haradinaj.

E Remzi Ejupi, president i klubit të futbollit Prishtina, tha se shpreson që në të ardhmen të marrin mbështetje edhe më shumë.

Ejupi: Sporti, një prej faktorëve kryesor për popullarizimin dhe mbështetjen e vendit

“Është dëshmuar që sporti është një prej faktorëve kryesor për popullarizimin dhe mbështetjen e vendit, është dëshmuar sidomos futbolli , në përgjithësi sporti dhe besoj që në të ardhmen do të na mbështesin edhe më shumë”, tha a

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ky projekt është shumë i nevojshëm.

Ahmeti: Kjo çka shohim me përfaqësuesen e Kosovës është starti i gjeneratave që do të trajnohen

“Prishtina si kryeqendër e Kosovës duhet ta luaj rolin e vet në tërheqjen dhe zhvillimin e talentëve dhe mendoj që ky projekt është tepër i nevojshëm për këtë drejtim, andaj kjo çka shohim sot me përfaqësuesen e Kosovës është vetëm starti i gjeneratave të tëra të cilat do të trajnohen, do të zhvillohen në këtë qendër sportive”, tha ai.

Ai tha se shpresoj që kjo të u sjell edhe talentë edhe kamponate, e edhe trofe sa më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...