Disa programe të studimit në UP mund të mbyllen - Bota Sot
Disa programe të studimit në UP mund të mbyllen

Prishtina

Disa programe të studimit në UP mund të mbyllen

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Është paralajmëruar mbyllja e disa programeve të studimeve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Së fundi është hapur konkursi për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës dhe konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master në Universitetin e Prishtinës.

Afatet për pranim në studimet BA janë kryer dhe ende po vazhdojnë provimet në disa njësi akademike.

Hysen Bytyqi prorektor për mësim dhe çështje për student në UP, tha se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, po vazhdon të jetë qendër e dijes dhe interesimi për të studiuar në universitetin më të madh publik në vend nuk ka rënie, me përjashtim në disa njësi akademike.

“Ne do të bëjmë reformë, në pothuajse të 80 % të programeve jemi në proces të akreditimit. Ne do të bëjmë reforma substanciale të atyre programeve dhe natyrisht nëse programet e tilla kanë mbet, nëse mund t’i quajmë të pa interesuara nga të rinjtë, natyrisht se nuk kemi nevojë të vazhdojmë me to, ose disa prej tyre”, tha ai sot Televizionin Publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...