Nesër Parada e Krenarisë në Prishtinë - Bota Sot
Nesër Parada e Krenarisë në Prishtinë

Prishtina

Nesër Parada e Krenarisë në Prishtinë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 18:49
Parada e Krenarisë e mbajtur në Prishtinë

Për të tretën herë, në Kosovë do të organizohet “Parada e Krenarisë”.

Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet nesër (10 tetor) duke filluar në ora 11:30 nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

E në fund, do të ketë edhe një koncert.

Gjatë Javës së Krenarisë, janë adresuar çështjet e gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në Kosovë.

“Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi.Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione shtetërore. Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e meritojmë. Na rreh zemra për Dashni.Na rreh zemra për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të paradës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...