KRU “Prishtina” në aksion kontrollues, kjo është arsyeja

Prishtina

KRU “Prishtina” në aksion kontrollues, kjo është arsyeja

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme do të kontrollojë disa zona të caktuara.

Për shkak të keqpërdorimit të ujëmatësit, kyçjeve ilegale Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka marrë vendim që të bëj kontrolle në disa zona të caktuara.

Sipas njoftimit, kontrollet e tilla do të bëhen në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë dhe se ky kontrollë do të bëhet duke filluar nga dita e sotme.

“Qëllimi i këtij aksioni, bazuar në të dhënat që ne posedojmë është verifikimi i konsumatorëve që keqpërdorin ujëmatësit, identifikimi i kyçjeve ilegale si dhe verifikimi i objekteve të reja që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm e që ende nuk janë regjistruar si konsumatorë të KRU ” Prishtina ” sh.a”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas KRU “Prishtina”, kontrollime do të ketë në të gjitha zonat e operimit, e sot duke filluar nga fshati Llukar, rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, duke vazhduar në lagjen Veternik, Hajvali, etj, me ç’rast ditën e shtunë, pra më 26 tetor ekipi të kontrollit do i bashkëngjiten edhe ekipet e shkyçjes.

“Po fillojmë me zonat e lartëcekura duke vazhduar më pas edhe me zonat e tjera të shërbimit, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat që kemi, që në këto zona po keqpërdoren ujëmatësit. Që të kemi një pasqyrë të saktë, kryesisht në evitimin e humbjeve të faturimit, shërbimi i shitjes në kuadër të KRU”Prishtina” sh.a. përmes kontrollorëve në teren, do të veprojë deri në fund të vitit”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina”, ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për këtë aksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat