Vendkalime e semaforë të rinj në Prishtinë - Bota Sot
Vendkalime e semaforë të rinj në Prishtinë

Prishtina

Vendkalime e semaforë të rinj në Prishtinë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 20:27
Ilustrim

endkalimi në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë nuk do të jetë më ashtu siç është.

Hapësira ku kalojnë këmbësorët do të ngrihet për disa centimetra. Këtë, komuna do ta bëjë në rreth 20 rrugë të kryeqytetit, me synimin që të ulë rrezikun në komunikacion.

Përveç vendkalimeve të ngritura, projekti që tashmë ka nisur parasheh edhe vendosjen e paneleve ndriçuese nëpër vendkalimeve, si dhe të shiritave drithërues në hyrje të rrethrrotullimeve.

Prishtinës do t’i shtohen edhe tre semaforë, si masë shtesë për zvogëlimin e tollovive në kryeqytet.

Njëri prej tyre do të jetë afër sallës “1 Tetori”, në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu”, “Eqrem Çabej”, “Enver Maloku” e “Hajrullah Abdullahu”.

I dyti në rrugën “Ahmet Krasniqi”, pranë objektit të ri të Komunës në lagjen “Arbëria”.

Ndërsa, semafori i tretë pritet të zvogëlojë kaosin në udhëkryqin afër selisë së EULEX-it.

Për qytetarët, sidomos ngritja e vendkalimeve, është e domosdoshme për sigurinë e këmbësorëve.

Njohësit e komunikacionit mirëpresin masat të cilat synojnë zvogëlimin e rrezikut nga aksidentet.

Nol Deda thotë se në rrugët me dy shirita nuk duhet të ngrihen vendkalimet. Sipas tij, në raste të tilla, zgjidhje më e përshtatshme janë nënkalimet.

Ky projekt do t’i kushtojë komunës rreth 150 mijë euro, derisa përfundimi i tij pritet të marrë kohë rreth një muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat