Prishtina bëhet me qendër për trajtim të fëmijëve në situatë rruge

Prishtina

Prishtina bëhet me qendër për trajtim të fëmijëve në situatë rruge

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Pamje nga takimi

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatës “Terre des hommes (Tdh)” sot kanë përuruar Qendrën për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge.

Përmes kësaj qendre synohet të ulen rreziqet dhe abuzimet që u kanosen kësaj kategorie të fëmijëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se përmes kësaj qendre po ofrohet mundësia që fëmijët e margjinalizuar t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

Ai tha se Qendra për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge aktualisht ka kapacitet për 25 fëmijë në qëndrim ditor, por që shprehu gatishmërinë për zgjerimin e kapaciteteve varësisht nga kërkesat.

Ahmeti: Kjo qendër ndihmon fëmijët t’i realizojnë ëndrrat e tyre

“Kjo shkon përtej asaj veç se si komuna e jep një hapësirë pra po e them edhe më tutje, se realisht kjo është një qendër që u ndihmon fëmijëve me i realizua ëndrrat e tyre po themi fëmijët e margjinalizuar që nuk e kanë mundësinë për t’i realizuar ëndrrat e tyre, pra ato çka shihni çdo ditë jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qendrat e ndryshme dhe që zakonisht kalojmë se si qenka mundësi që një fëmijët. Nuk po flasim vetëm për gjendjen e rëndë sociale, por po flasim edhe për viktima të abuzimeve të ndryshme që kanë nevojë për psikolog, këshilla, ndihmë  për t’i përballuar të gjitha ato që i kanë në jetë. Kapaciteti momentalisht është 25 fëmijë të kenë këtu qëndrim ditor, pra të punojmë me profesionistë, ndërsa nëse ka kërkesa edhe më të shtuara do shohim për zgjerimin e hapësirave dhe kapaciteteve”, tha Ahmeti.

Drejtoresha e “Terre des hommes (Tdh)” në Kosovë, Florina Sefaj tha se kjo qendër synon t’i ndihmojë fëmijët në situatë rruge duke u munduar që t’i parandalojë rreziqet me të cilat fëmijët ballafaqohen gjatë qëndrimit në rrugë.

Sefaj tha se kjo qendër i plotëson kushtet e nevojshme, derisa theksoi se në bazë të një regjistrimi të bërë vitin e kaluar për fëmijët në rrugë janë identifikuar 175 fëmijë në situatë rruge.

Sefaj: Sa më larg rrugëve fëmijët janë aq më larg rrezikut për jetën e tyre

“Vitin e kaluar e kemi bërë një regjistrim të fëmijëve në situatë rruge, të cilët ne i konsiderojmë se janë fëmijë me rrezikshmëri të lartë edhe kanë qenë diku 175 vetëm gjatë 6-mujorit të dytë të vitit të kaluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit dhe Fushë-Kosovës. Këta janë fëmijë që janë të varfër prej tyre vijnë edhe nga  Shqipëria në fakt 1/3 vijnë nga Shqipëria dhe janë fëmijët të cilët familjet për shkaqe të ndryshme i hedhin në rrugë për të nxjerr bukën e gojës...Ne këtë model e kemi dizajnuar pikërisht për situatën e Kosovës, e kanë dizajnuar tre specialistë të çështjes të fëmijëve në situatë rruge dhe ia kanë adaptuar kontekstit tonë, domethënë sa më gjatë fëmijët janë jashtë rrugëve janë aq më larg rrezikut për jetën e tyre dhe abuzimit të ndryshme”, tha Sefaj.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë,  Jean-Hubert Lebet teksa u shpreh i lumtur që edhe në Kosovë tashmë ka një qendër të tillë, shprehu gatishmërinë e shtetit zviceran  për vazhdimin e bashkëpunimit.

Lebet: Do vazhdojmë me investime nëse është nevoja

“Falënderoj Shpend Ahmetin që ka dhënë mbështetje të disa nga projekteve tona këtu në Prishtinë në mënyrë shumë konkrete, dua t’i falënderoj fëmijët këtu që janë me ne...Faleminderit shumë për këtë projekt të mirë do të vazhdojmë me investime tjera nëse është nevoja”, tha Lebet.

Në këtë përurim të qendrës ditore për fëmijët me situatë rruge disa nga fëmijët që janë pjesë e qendrës përmes një performance bënë thirrje që fëmijët të mos punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat