Prishtina edhe sot po përballet me ajër të ndotur - Bota Sot
Prishtina edhe sot po përballet me ajër të ndotur

Prishtina

Prishtina edhe sot po përballet me ajër të ndotur

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:30
Foto

Prishtina ditëve të fundit është duke u përballur me mjegull dhe me ajër të ndotur.

Ajri i ndotur vazhdon të jetë shqetësues për qytetarët e Prishtinës.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ditëve të fundit, Prishtina është përballur edhe me mjegull shumë të dendur.

Në bazë të matjes së fundit që është bërë nga Ambasada amerikane në Kosovë për cilësinë e ajrit, në ora 16:00 shkalla e ndotjes ka arritur në 151.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe preferohet që të moshuarit, fëmijët dhe të gjithë ata që kanë probleme me sëmundjet e frymëmarrjes, si astma, të mos ekspozohen në ambiente të hapura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat