Rruga "Nazim Gafurri" në kryeqytet sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve të asfaltimit.
Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën "UÇK" përballë ndërtesës së vjetër të Komunës.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe i kanë lutur qytetarët që të planifikojnë qarkullimin e tyre bazuar në këtë informatë.