Ahmeti: Shteti ynë nuk duhet të konsiderohet i përfunduar

Prishtina

Ahmeti: Shteti ynë nuk duhet të konsiderohet i përfunduar

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:12
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nën intonimin e himnit të flamurit të Kosovës dhe flamurit kombëtar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se në këtë 12-vjetor shteti nuk duhet të konsiderohet si proces i përfunduar, por tha ai se duhet të punohet shumë që të kemi një shtet të fuqishëm.

Siç tha ai Kosova është ende vend i vogël në krahasim me vendet e tjera.

Mes tjerash, Ahmeti kërkoi që t’i lënë anash mospajtimet e të punojnë për një të ardhme më të mirë të shtetit.

“Ja ku jemi sot pas 12 viteve edhe pas mendimeve që nuk mund të bëhemi. Shteti nuk duhet të konsiderohet i përfunduar. Duhet të flasim për mangësi dhe të kemi një shtet të duhur. Jemi fëmijë të vegjël në krahasim me shtetet e tjera. Në 50 vjetorin do të lëmojmë librat e historisë që as lufta nuk do të mundte pa rezistencë paqësoren. Ti falënderojmë të gjithë ata që kanë luftuar, kanë dhënë jetën e që punojnë për këtë shtet. Duhet t’i lëmë anash mospajtimet tona për të punuar bashkë qe të kemi një shtet sa më të fuqishëm e më të mirë”, ka thënë ai.

Kryesuesi Agim Kuleta, potencoi se fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha.

“Kosovarët nuk kanë pranuar të asimilohen por të luftojnë e të mbijetojnë. Çmimi i lirisë ishte i qartë por i robërisë ishte i papranueshëm. Dashuria për liri nuk ka qenë naive, kemi qenë të vetëdijshëm se ata që çlirohen nga frika e ka bërë robërinë të pajtueshëm. Fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha. Fatura e vuajtjeve të kombit tonë zgjati për një shekull të tërë”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat