Shujtat në kryeqytet sot nuk u shpërndan, Ahmeti tregon shkakun

Prishtina

Shujtat në kryeqytet sot nuk u shpërndan, Ahmeti tregon shkakun

Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:28
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot nuk janë shpërndarë shujtat për personat në nevojë, por sipas tij, do të shpërndahen nga nesër përsëri.

Ahmeti tha se, pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, sot është pezulluar shpërndarjen e shujtave në qytet.

“Shpërndarja e tyre do rifillojë nesër pasi që kemi pranuar miratim prej autoriteteve qëndrore e me masa të shtuara të sigurisë nga Policia e Kosovës në shërbim të garantimin të distancës sociale të personave që shërbehen me këto shujta. Gjithashtu, sot është vendosur që të gjitha familjet me asistencë sociale në Prishtinë do pranojnë një pako higjienike në shtëpitë e tyre gjatë ditëve në vijim. Askush nuk do të mbetet në harresë e vetëm në Prishtinën tonë, ndërsa #bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë! #rriNshpi”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat