Shtyhen këstet për leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës - Bota Sot
Shtyhen këstet për leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Shtyhen këstet për leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:46
Komuna e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se do të shtyhen të gjitha pagesat e lejeve të ndërtimit për 90 ditë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një statusi në rrjetin social Faceook, ku ka theksuar se kompanitë që nuk do të mund ta paguajnë këstin, duhet të dërgojnë një kërkesë elektronike e cila do t’u aprovohet menjëherë.

“Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë. Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në ëebfaqen e komunës”, ka njoftuar Ahmeti.

Ndërkohë i pari i Prishtinës ka theksuar se në ditët në vijim do të lajmërojë edhe për masat tjera ekonomike pas diskutimeve që do të ketë me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat