Shpend Ahmeti kërkon masa shtesë: Thirrja mos me dalë pa nevojë nuk po respektohet - Bota Sot
Shpend Ahmeti kërkon masa shtesë: Thirrja mos me dalë pa nevojë nuk po respektohet

Prishtina

Shpend Ahmeti kërkon masa shtesë: Thirrja mos me dalë pa nevojë nuk po respektohet

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:58
Shpend Ahmeti

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrin masa të tjera për të ndaluar lëvizjet e qytetarëve, meqenëse sipas tij këshilla për reduktimin e lëvizjeve të panevojshme nuk është duke u respektuar.

Ahmeti ka thënë që Qeveria duhet të dërgojë në Kuvend rekomandime për masa të tjera.

Kreu i Komunës së Prishtinës thotë se një gjë e tillë duhet të bëhet për të mos vajtuar më vonë.

“I rekomandojmë nivelit qendror që të dërgojnë në Kuvend rekomandimin për masa tjera restriktive. Thirrja mos me dal pa nevojë nuk po respektohet. Mos të vajtojmë më vonë”, ka shkruar Ahmeti.

Aktualisht është në fuqi ende vendimi antikushtetues i Qeverisë së Kosovës që kufizon lëvizjet e qytetarëve nga ora 17:00 deri në orën 6 të mëngjesit.

Një vendim i tillë do të jetë në fuqi deri më datën 13 prill, afat ky i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat