​Prishtina e qetë nga këmbësorët por jo edhe nga automjetet - Bota Sot
​Prishtina e qetë nga këmbësorët por jo edhe nga automjetet

Prishtina

​Prishtina e qetë nga këmbësorët por jo edhe nga automjetet

Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:05

Prishtina sot duket thuajse gjithçka është në normalitet sa i përket qarkullimit të automjeteve. Në kohën kur lejohet qarkullimi, në kryeqytet vërehen një numër i madh i veturave por jo edhe i këmbësorëve.

Këmbësorë ka më pak në vendet ku lejohet, ndërsa, në sheshe pasi është ndaluar lëvizja në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19, duken që kalojnë veç banorët dhe zyrtarët policorë.

Qytetarët nuk po lejohen të dalin as në parkun e qytetit dhe atë të Germisë, ku shihen policët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat