Lajm i mirë për Prishtinën: Sot asnjë rast të konfirmuar me koronavirus - Bota Sot
Lajm i mirë për Prishtinën: Sot asnjë rast të konfirmuar me koronavirus

Prishtina

Lajm i mirë për Prishtinën: Sot asnjë rast të konfirmuar me koronavirus

Më: 18 prill 2020 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Prishtina nuk e ka konfirmuar sot asnjë rast me koronavirus, përkundër 30 të tjerave që u konfirmuan në tërë territorin e vendit.

Për këtë, ka shkruar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,  që është shprehur i lumtur për këtë statistikë.

“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë! One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Prishtina është në karantinë që nga e shtuna e kaluar kur ishin konfirmuar 20 raste me koronavirus brenda një dite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat