​Studentët kundërshtojnë emërimet e reja në UP, kërkojnë edhe anulimin e zgjedhjeve - Bota Sot
​Studentët kundërshtojnë emërimet e reja në UP, kërkojnë edhe anulimin e zgjedhjeve

Prishtina

​Studentët kundërshtojnë emërimet e reja në UP, kërkojnë edhe anulimin e zgjedhjeve

Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizatat e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të mbështetur nga shoqëria civile, kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar anulimin e vendimit të ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, për emërimin e 3 anëtarëve të këshillit drejtues, si dhe anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë institucion të lartë arsimorë.

Me anë të kësaj proteste, përveç që shprehën pakënaqësi, ata gjithashtu kërkuan nga Ministrja Bajrami, që të tërheq vendimet ose të dorëhiqet nga pozita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat