Kurti dhe Ahmeti diskutojnë për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në kryeqytet

Prishtina

Kurti dhe Ahmeti diskutojnë për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në kryeqytet

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:56
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë COVID19.

Kurti tha se gjatë këtij takimi, në të cilin mori pjesë edhe ministri në detyrë Arben Vitia, kanë diskutuar se si të dilet nga kriza shëndetësore dhe pasoja nga pandemia COVID-19.

Sipas tij, tash që po liberalizohen masat, duhet të rritet vigjilenca nga ana e qytetarëve.

Kurti: Pas lehtësimit të masave, nevojitet rritja e vigjilencës

“Diskutuam si të dalim nga kjo krizë shëndetësore me sa më pak pasoja e humbje në këtë moment shumë të rëndësishëm ku në njërën anë do t’ia bashkëngjitim edhe pakon e rimëkëmbjet ekonomike pakos paraprake të emergjencës fiskale, por në anën tjetër gjithashtu tash që po i liberalizojmë masat e luftimit të pandemisë COVID19 është e domosdoshme të rrisim vigjilencën”, tha ai.

Ndërsa, kryetari Ahmeti tha se në këtë takim diskutuan për masat që do të ndërmerren në ditët në vijim për lirim e masave.

Ahmeti: Diskutuam për lirimin e masave

“Diskutuam për situatën në Prishtinë dhe masat e ndërmarra posaçërisht për ditët dhe javët në vijim për lirimin e disa masave. Po ashtu, shkëmbyem edhe informata për përgatitjet e Qeverisë dhe aspektin ekonomik, si tema të agjendës publike në mes qeverisë dhe kryeqytetit mbi masat e ndërmarra për COVID”, tha ai.

Ahmeti i pyetur se a kishte nostalgji gjatë këtij takimi për takimet e dikurshme sa ishte edhe vetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i Partisë Socialdemokrate tha se nuk mund të thotë se nuk njihet siç iu drejtua ai me Kurtin dhe pjesëtarët tjerë të qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat