​Ahmeti thotë se po përgatiten për testime serologjike ndaj COVID-19 - Bota Sot
​Ahmeti thotë se po përgatiten për testime serologjike ndaj COVID-19

Prishtina

​Ahmeti thotë se po përgatiten për testime serologjike ndaj COVID-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:09
Foto nga takimi

Një ditë pasi në kryeqytet u shënuan 102 raste të reja brenda vetëm 24 orësh, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti thotë se janë duke i përgatitur kapacitetet brenda QKMF-ve për të nisur testime serologjike ndaj COVID-19.

Ahmeti thotë se tani detyrë e shtetit është ta ngadalësojë përhapjen e virusit, në kohën kur vendi regjistroi 195 infeksione të reja, duke shënuar kështu rekord në nivel ditor që nga shpërthimi i epidemisë më 13 mars.

“Ne e kemi detyrë ta ngadalësojmë përhapjen e virusit që të mos vijë deri te kolapsi. Komuna e Prishtinës është e fokusuar me teste serologjike me 1 mijë deri 1500 teste”, tha ai.

Ahmeti thotë assesi nuk duhet të lejohet tubimet e mëdha pasi përhapja e virusit është e madhe.

Ndryshe, Prishtina prin për nga numri i infeksioneve në nivel vendi me gjithsej 900 raste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat