Tahiri akuzon LDK-në dhe VV-në për keqqeverisje, thotë se e degraduan Prishtinën

Prishtina

Tahiri akuzon LDK-në dhe VV-në për keqqeverisje, thotë se e degraduan Prishtinën

Nga: A.Morina Më: 18 tetor 2020 Në ora: 16:15
Abelard Tahiri

Deputeti nga radhë e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për keqqeverisje në qytetin e Prishtinës.

"LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale", u shpreh Tahiri, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim. LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat