Lajm i mirë, nisin punimet për zbatimin e projektit në Parkun e Qytetin

Prishtina

Lajm i mirë, nisin punimet për zbatimin e projektit në Parkun e Qytetin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:32
Foto Ilustrim

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar sot se kanë filluar punimet për zbatimin e projektit për Parkun e Qytetit që shtrihet në 7,5 hektarë sipërfaqe dhe ka rëndësi të madhe për përditshmërinë e banorëve të zonës qendër të Prishtinës.

"Projekti është konceptuar dhe hartuar në bashkëpunim me UN Habitatin dhe Universitetin e Prishtinës dhe parasheh intervenime në ndriçim, shenjëzim, infrastrukturë rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane duke krijuar një mjedis të sigurtë për të gjithë", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat