​Pas reshjeve të shiut, vërshohen edhe rrugët në kryeqytet

Prishtina

​Pas reshjeve të shiut, vërshohen edhe rrugët në kryeqytet

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:02
Prishtinë

Të reshurat e shiut që kanë filluar para dy ditësh kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të vendit. Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Drenasi janë rajonet më të prekura nga vërshimet, pasi lumenjtë që përshkojnë këto rajone kanë dalë nga shtrati.

Por të reshurat e pandërprera të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në kryeqytet.

Rrugët janë vërshuar nga ujë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërsa te vendpunishtja e ndërtimit të parkingut është shembur dheu duke i bërë të pamundur punimet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat