Ndahen çmimet për shkollat përfituese të Prishtinës në fushën e mjedisit

Prishtina

Ndahen çmimet për shkollat përfituese të Prishtinës në fushën e mjedisit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Shkollat “Mitrush Kuteli”, “Gjergj Fishta” dhe ” Hasna Prishtina”, të kryeqytetit janë fituese të garës “Arti i ripërdorimit”, financuar nga Komuna e Prishtinës dhe zbatuar nga”Lets Do it Kosova”.

Çmimet e ndara do të shkojnë për mbjelljen e drunjve në oborret e shkollave fituese.

Drejtori i Organizatës Luan Hasani, tha se janë kënaqur me angazhimin e nxënësve duke shtuar se shkollat janë promotor për ruajtjen e mjedisit.

“Jemi të këndur me angazhimin nxënësve për të mirën e mjedisit. Jemi të mahnitur me angazhim. Shkolla mund të jetë një promotor për ruajtën e mjedisit. Shpresën e kemi të moshat e reja. Ne ju sigurojmë që do jemi në krahun tuaj e të jemi bashkëpunues që situata në mjedis të përmirësohet”, ka thënë ai.

Agron Hajredinaj nga shkolla “Hasan Prishtina”, ka falënderuar organizatën për mbështetjen në këtë projekt dhe ka thënë se shpreson në bashkëpunim të mëtejshëm për rregullim të disa gjërave tjerave brenda shkollave.

Vendin e tretë: Shkolla “Hasan Prishtina”, vendin e dytë e ka marrë shkolla e mesme e ulët “Gjergj Fishta, kurse vendin e parë e ka fituar shkolla fillore e mesme e ulët “Mitrush Kuteli”.

Gara është zhvilluar nga shkollat e ultë e të mesme të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat