Daut Haradinaj: Duhet të ketë një plan të barazisë në ndërtim në Prishtinë

Prishtina

Daut Haradinaj: Duhet të ketë një plan të barazisë në ndërtim në Prishtinë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 23:38
Daut Haradinaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetarë të Prishtinës, Daut Haradinaj, ishte sot në një rrugë në Bregun e Diellit në kryeqytet. Ai vlerëson se nga periferia e kësaj lagjeje e deri te Universiteti Iliria, është pjesë e patrajtuar dhe duhet të ketë një plan të barazisë në ndërtim, njofton Klankosova.tv.

“Njëra ndër pjesët më të njohura të Bregut të Diellit vazhdon të jetë e zhytur në kaos.  Me planin rregullativ dhe trajtimin e barabartë në ndërtim, do t’i japim zgjidhje këtij problemi.” tha Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas tij kjo çështje duhet të trajtohet urgjentisht dhe nuk kërkon kosto, si dhe thekson se mundësitë reale janë që Bregu i Diellit të jetë një prej lagjeve më të urbanizuara dhe rregulluara të Prishtinës.

Tutje ai zotohet se gjatë qeverisjes së tij do të ketë barazi në ndërtim, për çdo lagje në kryeqytet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat