Përparim Rama pas marrjes së detyrës: Koha t’i përvishemi punës

Prishtina

Përparim Rama pas marrjes së detyrës: Koha t’i përvishemi punës

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:02
Përparim Rama

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e kryeqytetit ishte një ditë e veçantë.

Në një status në Facebook, Rama shkruan se zëri i qytetarëve për ndryshime të mbara nuk është më moto e fushatës, por zotim i tij.

“Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime.  

Tash është koha t’u përvishemi punëve! Ju faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë. Na priftë e mbara”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat